VIDEO/ Shkatërrohet banda e 6 grabitësve në Greqi, ja si i riu kosovar dhe bashkëpunëtori shqiptar rrëmbenin

Mediat greke raportojnë për një bandë vjedhësish në Greqi të cilët vidhnin çantat e pasagjerëve në aeroportin ”Eleftherios Venizelos” në Athinë.

6 persona kanë rrënë në prangat e Policisë, teksa media greket ERT me video tregon se si një i ri kosovar me ‘mjeshtëri’ arrin të marrë çantën e pasagjerit të huaj, kurse bashkëpuntori shqiptar e huton atë ndërkohë.

Por ndërkohë kjo bandë, përfshirë dhe të riun kosovar si dhe shqiptarin është shpërbërë pasi Policia greke i ka arrestuar të gjithë, madje po punon dhe për ngjarje të tjera pasi nga kontrolli në hotelet apo banesat ku qëndronin, janë zbuluar të tjera materiale dhe sende me vlerë që banda i kishte vjedhur më parë.

Βίντεο ντοκουμέντο - Ελαφροχέρηδες εν ώρα δράσης στο Ελ. Βενιζέλος | 05/09/20 | ΕΡΤ

SHKARKO APP