FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Shpërndarësit e kokainës me viza turistike

Vizat turistike, lëvizja e lirë 3 mujore ka bërë që shumë shqiptarë të shkojnë në Itali dhe të merren me shpërndarje droge.

Kështu shkruajnë sot mediat vendase. Sipas tyre ‘shpërndarësit e kokainës vijnë në Itali falë edhe lëvizjes së lirë 3 mujorshe pas heqjes së vizave të Shqipërisë me vendet e BE-s’.

Shumë kthehen në Shqipëri, por po shumë vijnë në Itali, shkruan sot Il Resto di Carlino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë u vunë në pranga 3 shqiptarë, dy djem dhe një vajzë. Të tre e kishin kaluar kufirin pikërisht falë edhe lëvizjes së lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas asaj që shkruajnë mediat, të tre shqiptarët falë edhe ‘vizave turistike’ kishin pasur lëvizje të shumta mes Shqipërisë dhe Italisë. Aktiviteti i tyre duket se ishte pikërisht shpërndarja e kokainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?