VIDEO/ Shqiptari i parë që merr vaksinën kundër COVID-19, mjeku Gega nga SHBA: Janë të sigurta dhe efikase
Mjeku shqiptar infeksionist Arjet Gega është shqiptari i parë që ka bërë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19. Ai ka publikuar një video nga momenti kur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit vdekjeprurës teksa ka dhënë një apel.
Ai bën thirrje që vaksina të merret sa më shpejt që është e mundur nëse disponohet duke theksuar se janë të sigurta dhe efikase.
“Vaksina e Covid19 u bë! Ju lutemi merrni vaksinën tuaj sapo të jetë e disponueshme për ju. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase. #PfizerBioNTech”, shkruan ai krah videos që poston nga momenti i vaksinimit.
Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it dhe është vaksinuar si pjesë e stafit shëndetësor.