Video/ Stuhia paralizon Britaninë e Madhe, shembet çatia e një blloku banesash, anulohen fluturimet

Si pasojë e motit të keq, një sërë problemesh po hasin qytetarët në Britaninë e Madhe. Një copë e madhe e çatisë u rrëzua në një bllok banesash, si pasojë e stuhisë Brendan, e cila përshkruhet nga erëra mjaft të forta dhe reshje shiu.

Një kalimtar, i cili filmoi incidentin me telefonin e tij celular, tregon sesi njerëzit janë tmerruar, ndërkohë që nga sipër bienë ende mbeturina.

Shërbimi i Ambulancës Qendrore Jugore deklaron se nuk ka të lënduar si pasojë e incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zëdhënës i këshillit u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin zonën: “Ne jemi të vetëdijshëm për incidentin në Rrugën e Lartë Slough dhe oficerët specialë janë në rrugë për të ndihmuar shërbimet e urgjencës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk besojmë se dikush është dëmtuar rëndë, dhe ne po punojmë me shërbime të tjera urgjente për ta bërë vendin e sigurt. Rruga është e mbyllur dhe njerëzit këshillohen të shmangin zonën. Faleminderit të gjithëve për durimin e tyre të vazhdueshëm ndërsa merremi me incidentin”, deklaron policia.

Si pasojë e erërave të forta pati vonesa në shërbimin e hekurudhave, ndërkohë që shoferëve të makinave u është kërkuar që të kenë një kujdes të shtuar në rrugë.

Erërat e forta gjithashtu detyruan linjat ajrore të devijojnë shtatë fluturime të planifikuara për të zbritur në aeroportin Gatwick.

Slough High Street, Wind Blows whole roof of building (STORM BRENDAN)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?