FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Sulmi terrorist me 8 të vdekur në SHBA, momenti kur agresori qëllohet nga policia

Daily Mail ka publikuar pamjet e para të agresorit i cili shkaktoi vdekjen e 8 personave në Nju Jork të SHBA-së pasi  përplasi me kamionçinën e tij çiklistët dhe vrapuesit në pistën e biçikletave.

Në pamjet filmike tregohet momenti kur agresori, që sipas dëshmitarëve thirri “Allahu Ekbar”, del nga automjeti i tij dhe me dy armë false në duar vijon sulmin e tij.

Në këtë moment ai qëllohet nga policia në njërën këmbë duke u plagosur dhe më pas u dërgua në spital duke u ruajtur nën masa të rrepta sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po e trajtojnë incidentin si akt terrorist

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shumtë kanë qenë njerëzit që ndodheshin në zonën ku ndodhi ngjarja, mes tyre edhe këngëtari i njohur Josh Groban i cili në Tëitter shkroi se kishte dëgjuar të shtënat teksa shëtiste me qenin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?