(VIDEO) Tërmet në Stamboll/ Njerëzit të tmerruar braktisin shtëpitë e tyre, ekspertët: Janë çlirime tensioni, nuk presim të ndodhë sërish

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë, epiqendra e të cilit ishte provinca e Kartalit, u ndje dje pasdite në Stamboll. Mediat e huaja raportojnë se askush nuk u lëndua nga lëkundjet, të cilat shkaktuan panik tek banorët.

Frika më e madhe për banorët ishte se mos tërmeti pasohej nga një i dytë, ndaj dhe qytetarët shihen në panik jashtë banesave të tyre.

Anëtari i fakultetit ITU Övgün Ahmet Ercan, në vlerësimin e tij të tërmetit në Stamboll, tha: Ishte çlirim lokal i tensionit. Nuk janë paralajmërimet e një tërmeti të madh. Unë nuk pres një tërmet të madh pas kësaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi u trondit vitin e kaluar nga një prej tërmeteve më shkatërrimtare në qytetin bregdetar të Izmirit, ku u humbën jetën më shumë se 100 vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?