VIDEO/ Trump pritet nga Biden, shtërngim duarsh dhe bisedë me buzëqeshje

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur nga amerikanët në zgjedhje Donald Trump, dhe siç shihet në videon e mëposhtme, biseda ka qenë në tone pozitive dhe shumë dashamirëse nga të dy palët. Interesimi i gazetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm.
Një detaj është edhe zjarri që është i ndezur në oxhak, se për çfarë mesazhi, kjo do të kuptohet më vonë. Zonja e parë Jill Biden iu bashkua Presidentit Joe Biden në pritjen e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, këtë të mërkurë (13 Nëntor 2024).

Ditë më parë, Jill Biden i bëri një ftesë ish-zonjës së parë Melania Trump për takimin tradicional, por Melania Trump e refuzoi atë, duke mos qenë sot përkrah Trump në Shtëpinë e Bardhë. Jill Biden i dha zotit Trump një letër urimi me shkrim dore për zonjën Trump, e cila shprehte gjithashtu gatishmërinë e ekipit të saj për të ndihmuar në tranzicionin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?