Videoja 3D, e frikshme se çfarë u bën mushkërive Covid-19

E gjitha bota flet për Covid-19 dhe çdo ditë në media publikohen me mijëra lajme. “Pacienti ka Covid-19 dhe mushkëritë s’janë më funksionale”,-tha Dr. Keith Mortman, kreu i kirurgjisë torakale në George Washington University Hospital.  Spitali publikoi një video 3D të mushkërive të pacientit në fjalë.

Imazhet tregojnë dëmin në mushkëritë e një burri 59-vjeçar të shëndetshëm që vuante nga tensioni i lartë i gjakut. Që kur u sëmur rëndë, pacienti ka nevojë për ventilator që të marrë frymë por nuk mjafton as maksimumi i kapacitetit. Pacienti ka gjithashtu nevojë për një makineri tjetër që qarkullon dhe oksigjeonon gjakun, shtoi Mortman.

“Nuk bëhet fjalë për një 70, 80-vjeçar me sistem imunitar të dobët. Përveç tensionit të lartë, s’kishte asnjë problem shëndetësor. Ky burrë po shihte punën e tij kur u infektua. Nëse do të përsërisnim imazherinë 360VR pas një jave, infeksioni dhe inflamacioni do të ishte më keq”.

Zonat e verdha në video përfaqësojnë pjesët e infektuara dhe të inflamuara të mushkërisë, tha Mortman. Kur mushkëritë hasen me një infeksion viral, organi nis të bllokojë virusin. Nga skaneri, është e qartë që dëmi nuk është izoluar në një zonë të vetme, por mbulon hapësira të mëdha në të dy mushkëritë. Kjo tregon sa shpejt dhe sa agresivisht përhapet infeksioni, edhe te pacientët e rinj. Një pacient me mushkëri të shëndetshme s’do të kishte zona të verdha në skaner.

Dr. Mortman GWUH - Lung Damage from COVID-19

SHKARKO APP