Videoja që përloti botën/ 11-vjeçari qan para nënës: Pse shokët tallen me mua

Një video prekëse ku një djalë i vogël shfaqet brenda makinës dhe i tregon nënës së tij për tmerrin, që po përjeton në shkollë është bërë virale në internet.

Në videon e postuar në Facebook, Keaton Jones i cili ka shokuar të gjithë në rrjetet sociale, dëgjohet duke i treguar nënës së tij se pse po e ngacmojnë bashkëmoshatarët, të cilët kënaqen sa herë që e ofendojnë.

Gjatë kohës që fliste Keaton nuk mund të ndalonte lotët, duke pranuar se i hedhin qumësht në fytyrë si dhe ushqimin që hanë në shkollë ia gjuajnë në rroba.
Ai thotë se bashkëmoshatarët e quajnë “të shëmtuar” dhe vazhdimisht tallen me hundën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thjesht nga kureshtja dua ta di, pse po më ngacmojnë? Cili është qëllimi i tyre? Pse kënaqen duke ngacmuar njerëz të pafajshëm, dhe si mund të jenë të këqij me të tjerët? Kjo nuk është në rregull”- dëgjohet duke thënë Keaton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq kur e pyet e ëma se çfarë po i thonë, 11-vjeçari i përgjigjet: “Tallen me hundën time. Më quajnë të shëmtuar. Më thonë se nuk kam miq”.
“Njerëzit që janë ndryshe nuk duhet të kritikohen për atë. Nuk është faji i tyre”, ka shtuar fëmija, që ka bërë miliona njerëz nga e mbarë bota të qajnë.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar nga 430 mijë persona nga e mbarë bota, duke i bërë për vete të gjithë madje shumë këngëtarë e artistë e kanë përkrahur. Videoja është shpërndarë edhe nga shumë personazhe të njohur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?