Videoja që po bën xhiron e botës, gruaja lind kur ndodh shpërthimi në Bejrut

Mediat e huaja kanë publikuar një video e cila po bën xhiron e botës. Siç shihet në video gjatë momentit kur jashtë spitaleve të Bejrutit po ndodhte katastrofa, brenda një spitali që ndodhej afër vendit ku ndodhi shpërthimi një grua solli në jetë fëmijën e saj. Emmanuel ishte në Spitalin e Shën Gjergjit dhe burri i saj Edomont ndodhej pranë saj, por kur nisi shpërthimi rregjistroi edhe momentin e tmerrit. Mediat e huaja bëjnë me dije se vogëlushi tashmë mban emrin George dhe fatmirësisht nëna me të porsalindurin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?