Vidhen kurorat mbretërore në Suedi, hajdutët ia mbathin me motobarkë

Policia në Suedi ka nisur një operacion kërkimi pasi grabitësit kanë vjedhur disa prej bizhuterive të kurorës mbretërore të vendit nga një katedrale dhe janë arratisur me një motobarkë.

Dy kurora të paçmueshme dhe një orbë që i përkisnin një mbreti dhe mbretëreshe të shekullit të 17 u morën në mesditë të martën në Strängnäs, pranë Stokholmit. Bizhuteritë mbretërore janë të zbukuruara me ar, gurë të çmuar dhe margaritarë, dhe vijnë nga viti 1611 të mbretit Çarls IX dhe bashkëshortes së tij Kristina Elder.

Dëshmitarët thanë se panë dy burra që vraponin nga katedralja, e cila ishte e hapur për publikun dhe organizonte një panair dreke.

“E kuptova menjëherë se ata ishin hajdutë për shkak të mënyrës se si po silleshin”, tha dëshmitari Tom Roëell, i cili telefonoi policinë. “Është e neveritshme që njerëzit të vjedhin nga një ndërtesë e shenjtë dhe një ndërtesë historike”, shtoi ai.

Ata u panë duke ia mbathur me varkë në Liqenin Malaren. Pavarësisht se policia ka nisur një operacion të madh kërkimi, aktualisht nuk ka të dyshuar.

“Tani është 1-0 për ta”, tha zëdhënësi i policisë Thomas Agnevik për median suedeze.  “Nuk ka një vlerë financiare për këtë, janë sende të paçmueshme me interes kombëtar”, shtoi ai.

Askush nuk u dëmtua gjatë vjedhjes, por stafi i kishës u trondit, raportuan mediat lokale.

SHKARKO APP