Vidhnin banesa luksoze në disa qytete të Portugalisë, arrestohen 2 shqiptarë
Një bandë shqiptare në Portugali, që kryente vjedhje në banesat luksoze në disa qytete do të dalë para gjykatës të premten. Njëri prej anëtarëve të bandës, Desard Marku vodhi madje një makinë të Policisë së Portugalisë, bashkë me armë dhe më pas u arratis.
Siç raporton “JN”, dy nga tre anëtarët e bandës u arrestuan, në Vila Nova de Cerveira, natën e 24 shkurtit të këtij viti, në një operacion nga autoritet portugeze, ndërsa i treti vodhi një nga makinat e policisë, me automatik dhe pushkë gjahu, duke ikur në Galicia.
Dy të anëtarët e tjerë të bandës krimianale, Edi Gjonaj dhe Artur Zisko janë të dy në paraburgim. Ata do të gjykohen për vjedhje të rëndë dhe falsifikim dokumentesh të kryer në bashkëpunim.
Hetimet e përbashkëta të Guardia Civil dhe “GNR”, nëpërmjet një Urdhri Hetim Evropian, në Spanjë dhe Portugali, bënë të mundur çmontimin e bandës, të cilës Ministria Publike i atribuon vjedhjen e sendeve me vlerë mbi gjysmë milioni euro, në Braga. Famalicão dhe Esposende, midis fundit të 2021 dhe fillimit të 2022.