Vietnam, asnjë viktimë nga Covid-19

Vietnami padyshim është një nga vendet që shërben si shëmbull në luftën kundër pandemisë covid 19. Asnjë viktimë nuk është shënuar në vendin me 96 mln banorë. Kronika ju njeh me arsyet kryesore.

Teksa COVID-19 po gjen shtrirje në të gjithë botën, qeveritë e vendeve më të prekura duhet të mësojnë shumë  nga Vietnami, që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e pandemisë. Komunikimi dhe bashkëpunimi mes qeverisë dhe qytetarëve nëpërmjet teknologjisë janë arsyet kryesore pse vendi  që gjendet ne kufi me Kinën, ka pasur raste të pakta.

Numri i të infektuarve në Vietnam sipas të dhënave të Organizatës Botërore të shendetësisë është 265, nga të cilët 146 janë rikuperuar. Statistikat zyrtare tregojnë se në izolim, aktualisht janë 75 mijë persona, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 121 mijë teste.

Por si intrepretohen këto të dhëna?

65 përqind e rreth 96 milion njerëzve në Vietnam janë përdorues aktivë në internet dhe falë kësaj është shkëmbyer me sukses informacioni rreth virusit të ri. Të kuptuarit e kërcënimit, veçanërisht shkalla e infektimit, ka qenë helbësore për gatishmërinë e qytetarëve për të bashkëpunuar, qoftë përmes distancimit shoqëror apo izolimit të vetvetes.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore tajvaneze hetuan rastet e pneumonisë të raportuar në Wuhan para përhapjes në komunitet. Koreja e Jugut instaloi një sistem reagimi urgjent duke iu ndaluar hyrjen të gjithë udhëtarëve nga Wuhan në fillim të janarit. Në mënyrë të ngjashme, Singapori mobilizoi një grup pune ndërmjet agjencive për gjurmimin e gjerë të kontakteve, karantinimin e komunitetit dhe testimin agresiv.

SHKARKO APP