Vietnami “shërohet” nga koronavirusi

Virusi vdekjeprurës me zanafillë në Wuhan të Kinës ka vënë në alarm botën, mirëpo një fije shpresë vjen nga Vietnami, aty ku të infektuarit e parë me koronavirus u shënuan më 23 janar.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore raportojnë se tashmë të gjithë pacientët që rezultuan pozitiv me koronavirus në vend, janë shëruar dhe që prej 13 shkurtit nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se në Vietnam me virusin vdekjeprurës ishin të prekur 16 persona. Pacienti i fundit i prekur kishte ardhur nga Wuhani por është shëruar plotësisht dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKARKO APP