Vijojnë bisedimet për armëpushim në Gazë, Blinken sheh një marrëveshje të mundshme
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken po ndërmjeton për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit në bisedimet që po zhvillohen në Arabinë Saudite. Hamasi është shprehur se Izraeli i është përgjigjur negativisht një mundësie të tille.
Ndërkohë në Rripin e Gazës vijojnë operacionet ushtarake të forcave izraelite dhe situata po bëhet gjithnjë e më dramatike. OKB-ja dhe Bashkimi Europian kanë ngritur alarmin për një zi buke të mundshme dhe kanë përsëritur se duhet vepruar pa humbur kohë.
“Negociatata për të siguruar një armëpushim në Rripin e Gazës, të lidhura me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, po i afrohen një marrëveshjeje”, tha Sekretari Blinken.
Ai shtoi se hendeku po mbyllet dhe një marëveshje është absolutisht e mundshme, në një intervistë për Al Hadath në Jeddah në Arabinë Saudite.
Ndërkohë forcat izraelitë të mbrojtjes (IDF), thonë se kanë sekuestruar para në vlerë prej 3 milionë dollarësh në spitalin al Shifa në Gaza, para me sa duket të destinuara për përdorim nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste.
Më tej ata thonë se rreth 300 terroristë të dyshuar u kapën, përfshirë edhe komandantë të lartë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.
KOHA JONË SONDAZH

