Vijojnë protestat kundër Lukashenkos, akuza për torturë të protestuesve

Qytetarët në Bjellorusi marshuan në rrugët e Minskut më 20 dhjetor, duke i bërë thirrje Aleksandër Lukashenkos që të largohet nga pushteti. Që prej gushtit, kur Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale, opozita dhe mbështetësit e saj kanë protestuar duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.

Policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve dhe deri më tani mbi 27,000 persona janë arrestuar, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Ka pasur raporte se ndaj protestuesve është ushtruar torturë dhe keqtrajtim dhe madje disa persona kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar që ta pranojnë Lukashenkën si fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe kanë vendosur sanksione ndaj tij dhe aleatëve të tij, duke u thirrur në manipulime zgjedhore dhe forcën e përdorur nga policia ndaj protestuesve.

SHKARKO APP