Vijojnë protestat në Bjellorusi

Një tjetër ditë protestash në Minsk, kundër fitores se diskutueshme të Presidentit Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e fundjavës së kaluar. Qindra mbështetës të Lukashenkos kanë zhvilluar protesta në kryeqytet. Sipas raportimeve në to po detyrohen të marrin pjesë punonjës të administratës publike.

Manifestimet zhvillohen pasi Lukashenko tha se Rusia kishte shprehur gatishmërinë të ofronte asistencë të sigurisë, në rastin e kërcënimeve të jashtme ushtarake. Moska pretendon se forca te huaja po përpiqen të destabilizojnë vendin.

Njeriu që mban pushtetin që prej viti 1994, shprehu gjithashtu shqetësimet për stërvitjet ushtarake të NATO-s në Poloninë dhe Lituaninë fqinje. Në lutjen e së dielës, Papa Francesku bëri thirrje për respektim të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

SHKARKO APP