
Pas zjarreve që shkatërruan mijëra hektarë pyje, tani Greqia po përballet me përmbytje. Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet që tregojnë se në shumë zona reshjet e shiut kanë qenë shumë intensive dhe kanë shkaktuar përmbytje.
Nata e mbrëmshme ka qenë ndër më të këqijat për banorët e Evisë veriore, të cilët për orë të tëra kanë qenë të rrezikuar pasi prurjet ishin të shumta.
Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se dhjetëra banesa janë përmbytur, por ende nuk ka nisur puna për të bërë bilancin e dëmeve.
