Vijon rënia e rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut prej disa ditësh po shënon një rënie të rasteve të reja me COVID-19. Sot për herë të parë pas shumë ditësh, numri ka rënë nën 100.

90 raste të reja në 24 orët e fundit u regjistruan sot teksa dje kishte 101. Por numri i viktimave shënon rritje. 9 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit teksa dje kishte 5.

Tashmë Maqedonia e Veriut ka 5 mijë e 196 të infektuar si dhe 247 viktima, ndërkohë 1974 e kanë fituar tashmë betejën me koronavirusin.

SHKARKO APP