Vijon vala e dëbimit të diplomatëve rusë nga Çekia
Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, njoftoi synimin e tij për të zvogëluar trupin diplomatik rus në Pragë, për të ekuilibruar praninë e përfaqësuesve diplomatikë në të dy vendet.
Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë që besohet të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete ruse. Moska i është kundërpërgjigjur duke dëbuar 20 çekë.
”Si rezultat i Nenit 11 të Konventës së Vjenës ne po kufizojmë numrin e diplomatëve rusë në Pragë që të përputhet me numrin aktual të diplomatëve çekë në Moskë”,-tha Kulhane.