Viktimat nga tërmeti, këngëtari apel të fortë drejtësisë turke: Përgjegjësve t’u vihet zjarri

Këngëtari i njohur turk, Tarkan, ka lëshuar një apel të fortë për të gjitha institucionet përgjegjëse.

Për të do të mund të kishin shmangur humbjen e mijëra jetëve si pasojë e tërmetit, nëse do të kishin dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve. Irritimi i tij me përgjegjësit ka arritur deri aty sa ka thënë: “t’u vihet zjarri”.

“Kombi ynë nuk e meriton këtë. E di që është nënvizuar shumë herë, por nuk mund të mos e them. Nëse autoritetet kompetente do të kishin dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve dhe do të ishin marrë masat e nevojshme paraprakisht, shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti nuk do të kishte ndodhur në vendin tonë. Këta njerëz paguan me jetën e tyre çmimin e neglizhencës”,-tha këngëtari turk.

SHKARKO APP