Virologu i njohur Italian: Asimptomatikët nuk infektojnë me Covid-19

Virologu i njohur Italian, Giulio Tarro thotë se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët me Covid-19. Sipas tij, vëzhgimi i të prekurve tregon se infektueshmëria e personave që nuk shfaqin shenjë të sëmundjes, është e dobët.

”Ekziston një punë shkencore në të cilën autori dhe bashkëpunëtorët e tij studiuan një asimptomatik dhe verifikuan më shumë se 400 njerëz që ai takoi: rezultati ishte se nuk pati asnjë të infektuar”.

Ai tha gjithashtu se ”për ata që teshtijnë ose kolliten, është e qartë se këto pika mund të përhapen për rreth një metër. Por nëse marrim parasysh rastin e njerëzve që dialogojnë normalisht, në një distancë prej rreth 20 cm, siç është shkruar në çdo manual të mikrobiologjisë, nuk ndodh asnjë lloj ngjitjeje. Sidomos tani që Sars CoV2 nuk e ka më ngarkesë të fuqishme virale, ju mund të jeni të sigurt dhe të mos e mbytni veten nga psikoza të panevojshme”.

SHKARKO APP