Virusi i merr jetën 13-vjeçarit, nuk kishte sëmundje
Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton i Britanisë, hasi në vështirësi në frymëmarrje dhe pas testit, rezultoi pozitiv me Covid-19. Më vonë ai ra në gjendje kome të shkaktuar dhe 13-vjeçari vdiq dje në mëngjes. Besohet se Ismaili nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore. “Sipas njohurive tona, ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore. Ne jemi të shkatërruar”, thuhet në një postim të familjes. Ditën e sotme u raportua edhe për një 19-vjeçar që ka vdekur i cili nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor. Në Britani numri i viktimave ka shkuar në 1827.