Virusi i merr jetën një vogëlushi

Virusi i ka marrë jetën një vogëlushi. Kështu New York-u ka regjistruar sot vdekjen e një foshnje infektuar nga koronavirusi ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë shtetin tejkalon shifrën 1.300. Autoritetet njoftuan se foshnja kishte sëmundje para-ekzistuese. Në Kaliforni, një djalë 17-vjeçar që vdiq i infektuar nga koronavirusi në shtëpi, më parë ishte refuzuar shtrimi në spital sepse nuk kishte sigurim shëndetësor. New York-u është epiqendra e infeksioneve koronavirus në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me mbi 40% të të gjitha vdekjeve. Shumica e pacientëve janë nën 50 vjeç. Në SHBA, numri i të identifikuarve me Covid-19 është mbi 164 700 kurse viktimat numërohen në rreth 3180

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?