“Virusi ikën me mjaltë, limon e hudhër”, presidenti i Çeçenisë përfundon në spital

Ramzan Kadyrov, presidenti i Çeçenisë, nuk ishte i vetmi lider botëror që tallej me koronavirusin. Por ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk toleronte mendimin ndryshe, duke kërcënuar mjekët dhe gazetarët që sugjeronin masa shtrënguese.

Madje Kadyrov, kishte dhe recetën e tij anti-Covid. “Mjaltë, limon dhe hudhër” ishin më se të mjaftueshëm për 43-vjeçarin që prej të paktën 10 vjetësh sundon vendin.

Agjencitë shtetërore si Tass dhe Interfax, raportuan se lideri është infektuar nga COVID-19, dhe është transportuar në Moskë me aeroplanin e tij personal , ku po kurohet në Spitalin klinik Qendror, që zakonisht preferohet nga nomenklatura ruse.

Coronavirus: Chechnya's Ramzan Kadyrov 'flown to Moscow hospital ...

SHKARKO APP