Virusi kinez/Bahreini raporton rastin e parë, në Kuvajt 3 të infektuar
Mëngjesin e sotëm, Bahreini raportoi rastin e parë me koronavirus, fill pasi mjekët vunë re se një qytetar i ardhur nga Irani shfaqi simptoma të virusit. Nga ana tjetër Kuvajti raportoi tre raste të koronavirusit, përfshirë një shtetas saudit, i cili kishte udhëtuar së fundmi nga Irani.
Të tre rastet u regjistruan në mesin e 700 personave të evakuuar nga qyteti verior iranian i Mashhad javën e shkuar, njofton agjencia shtetërore e lajmeve KUNA.
Ministria e Shëndetit e Arabisë Saudite konfirmoi se është në bashkërendim me autoritetet shëndetësore të Kuvajtit për të trajtuar shtetasin saudit, duke shtuar se pacienti do të qëndrojë në Kuvajt derisa të kurohet.

