Virusi kinez/SHBA evakuon 400 veta nga kroçera “Princess Diamond”

Disa vende kanë nisur të evakuojnë shtetasit e tyre nga kroçera e bllokuar prej dy javësh në Japoni për shkak të koronavirusit. Turistët përballen me 2 javë të tjera karantinë në shtetet e origjinës ndërsa në Kinë numri i të infektuarve ka arritur mbi 70 mijë. Japonia po përgatitet për qindra raste të reja me koronavirus në kroçerën “Princess Diamond”.

Anija turistike qëndron në karantinë në brigjet e Jokohamës prej 3 shkurtit pasi 3,700 pasagjerët e saj besohen se mund të ketë bartur sëmundjen. Një total prej 355 personash kanë rezultuar pozitiv në fundjavë ndaj koronavirusit, duke nxitur vendet si SHBA-ja, Kanadaja apo Italia të kërkojnë evakuimin e qindra shtetasve të tyre në bordin e anijes.

Në Kinë, bilanci tragjik në provincën e Hubeit vazhdon të rëndohet dita-ditës. Numri i rasteve me infeksionin vdekjeprurës u rrit në 2 mijë ndërsa ai i vdekjeve me 105, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave mbi 1,770. Në rang kombëtar, mbi 70 mijë pacientë raportohet të jenë bartës të virusit. Qytetet e provincës kanë marrë masa edhe më drastike për të ndalur përhapjen e epidemisë.

SHKARKO APP