Virusi misterioz që po përhapet me shpejtësi

Pneumonia misterioze virale që ka infektuar dhjetëra në Kinën qendrore nuk është Sindroma Akute e Frymëmarrjes e njohur shkurtimisht si “Sars”, thanë shefat e shëndetësisë në Ëuhan,vendin ku u përhap kjo pneumoni.

Ata gjithashtu siguruan faktin që nuk është Grip i Shpendëve dhe Sindromën e Frymëmarrjes e Lindjes së Mesme dhe thanë që hetimet po vazhdonin.

Në qytetin Wuhan janë raportuar gjithsej 59 raste, shtatë prej tyre konsiderohen kritike.

Përhapja e shpejtë bëri që Singapori dhe Hong Kongu të kryejnë proçese ekzaminimi për udhëtarët nga Wuhan.

Një epidemi e virusit Sars, me origjinë në Kinë, potencialisht vdekjeprurës, vrau më shumë se 700 njerëz në të gjithë botën në 2002-03.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit të dielën, Komisioni Shëndetësor Komunal në Wuhan tha se 163 persona që kishin pasur kontakt me të infektuarit ishin mbajtur nën vëzhgimin mjekësor dhe se përpjekjet po vazhdojnë për të identifikuar virusin dhe burimin e tij.

SHKARKO APP