Vizë për prostitutat, Zelanda e Re heq opsionin
Përvoja në fushën e seksit ose industrinë e shoqërimit (eskortë) nuk do të ndihmojë më migrantët në Zelandën e Re.
Prostitutat kishin favore në marrjen e dokumenteve në Zelandën e Re, por së fundmi, ky “profesion” është zhdukur nga faqja e internetit e emigracionit.
Lajmet në lidhje me prostitucionin duke u renditur si punësim i kualifikuar në Zelandën e Re, u bënë publike javën e kaluar. Ndërsa ekspertët e migracionit thanë se aplikimi për një vizë rezidente si punëtore e seksit do të ishte ende e vështirë, autoritetet me sa duket kishin mendime të tjera dhe hoqën këtë “profesion” nga lista e punësimeve.
Që nga e premtja, faqja që e përshkroi profesionin si ofrimin e “klientëve me shërbime seksuale ose shoqëri”, tanimë nuk funksionon.
KOHA JONË SONDAZH

