Vizioni i zymtë/Binney: Një stadium plot bombë biologjike

Pandemia e Covid-19, një bombë biologjike që ka ndalur ritmin e jetës dhe ka prekur 2 milion njerëz, ku 128 mijë janë viktima. Vizioni i zymtë për të ardhmen e futbollit vjen nga dr. Zach Binney, epidemiolog në Universitetin Emroy në Atlanta, i cili deklaron se dhjetëra mijëra spektatorë në afërsi të një stadiumi janë shumë të rrezikshëm.

Sot ka një mbyllje totale të të gjithë sporteve në të gjithë globin, me pak siguri se kur do të rifillojnë garat dhe nëse tifozët do të jenë në gjendje të shkojnë në stadium. Si rrjedhojë, rënia e të ardhurave do të sjellë prishje kontratash, ndërsa pagat do të ulen ndjeshëm. Sipas Binney, është thelbësore që tifozët të mos marrin pjesë në stadium për të shmangur rrezikun e sëmundjes që përhapet me shpejtësi.

“Si shkencëtar, mendoj se nuk mund të rikthehemi në një stadium me kapacitet të plotë nëse nuk kemi gjetur vaksinën. 5 persona janë më të rrezikshëm se 2, dhjetë më të rrezikshëm se pesë”. Ndeshja e Champions League në San Siro me 44 mijë tifozë (Atalanta-Valencia) shërbeu për të përhapur virusin. Ata besojnë se kjo ndeshje shpjegon pse Bergamo u bë epiqendra e Covid-19 në Itali.

SHKARKO APP