FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vizitë e rrallë e një zyrtari të lartë të OKB-së në Korenë e Veriut

Kreu i OKB-së për çështjet politike Jeffrey Feltman do të vizitojë të enjten dhe të premten Korenë e Veriut, njoftoi sot një zëdhënës.

“Jeffrey Feltman do të takohet me ministrin koreanoverior të Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho dhe zyrtarë të tjerë për të biseduar për çështje me interes të përbashkët gjatë turit të tij në Phenian”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric.

“Një takim me liderin koreanoverior Kim Jong Un nuk është në axhendë deri tani dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, nuk ka asnjë plan për të udhëtuar në Korenë e Veriut”, vazhdoi Dujarric.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?