Vizitoi kompaninë ‘Ford’ pa maskë, presidenti Trump ironion gazetarët: S’më duhet sot bërë testin
Ditën e djeshme Donald Trump vizitoi një fabrikë të ‘Ford’ afër Detroit (Michigan) pa maskë dhe pa doreza kundër koronavirusit.
Trump, i cili më herët pati një përplasje me guvernatoren demokrate të Miçiganit, zgjodhi të mos mbante veshur maskën mbrojtëse kur u shfaq para gazetarëve dhe fotografëve që udhëtonin me të.
Trump vizitoi impiantin e “Ford” pasi kompania ka marrë përsipër të prodhojë aparate frymëmarrjeje dhe pajisje mbrojtëse nga koronavirusi.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë vazhdimisht ka shpërfillur udhëzimet e qendrave amerikane për kontrollin e sëmundjeve që u bënin thirrje qytetarëve që të veshin maska për të frenuar epideminë e virusit.
I rrethuar nga drejtuesit e kompanisë “Ford”, ai u shpreh se nuk i duhet një e tillë se spao e kishte bërë testit dhe se kishte pasur nje jashtë shikimit të kamerave.
“Nuk është e nevojshme ta mbaj masken, sot kam bërë testitn”-i tha ai gazetarëve, të cilët e pyesin shpesh për këtë temë.
“E kisha veshur, e kisha veshur qëparë në pjesën e mbrapme, por nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë për ta parë atë. Por tani nuk po e mbaj. Megjithatë mbajta pajisje të tjera, ja ku i kam…”, deklaroi me tej me ironi Trump.