Vjenë, 20 vjet burg shqiptarit për vrasje: S’kam faj, ishte kurth i kamarieres

Një shtetas 38-vjeçar kosovar, të enjten është shpallur fajtor nga Gjykata penale e Vjenës, për veprën penale “vrasje”. Nëmuajin gusht të vitit të kaluar, ai ka vrarë një pronar serb të restorantit në lagjen Ottakring. Kosovari u dënua me 20 vite burg, por vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.

Nga mesi i muajit mars, i pandehuri ishte mbrojtur me pretekstin se ka reaguar në vetmbrojtje, pasi e kishin sulmuar dy persona. Nga frika e tyre, ai kishte goditur me thikë. Herën e fundit, kosovari ka pohuar se ngjarja i ishte kurdisur nga kamarierja e restorantit me të cilën ka pasur një lidhje disa muajshe.

Mirëpo, Prokuroria nuk e pranoi versionin e tij për vetëmbrojtje. Kosovari e kishte goditur serbin Perica G. me një thikë me teh nëntë cenimetra të gjatë, duke e qëlluar dy herë në zemër. „Kur dikush e godet zemrën, ai vetëm ka për qëllim tëvrasë“, ka argumentuar kërkesën e saj prokuroja. Gjatë kësaj ishte plagosur edhe një dëshmitar tjetër, i cili i kishte dalë në ndihmë viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?