Vodhën makinën luksoze, fotoja merr në qafë dy shqiptarët

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pas vjedhjes së një makine. Mediat  italiane shkruajnë se policia ka arritur të arrestojë  dy shqiptarëve vetëm pasi hodhën foton e makinës së vjedhur në rrjetet sociale.

Fotoja e publikuar në Instagram, nga njëri prej  shqiptarëve, i cili si duket nuk arriti t’i rezistojë  dot Mercedezit luksoz të vjedhur  ka shënuar edhe fundin e tij dhe  bashkëpunëtorit tjetër shqiptar.

Mercedesi në të vërtetë ishte gjurmuar edhe pas vjedhjes falë një sistemi GPS të instaluar në bord nga kompania e sigurimeve. Hajdutët e kishin marrë në zotërim atë dje në Rufinë, pastaj sot po shkonin drejt Firences.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe këtu policia po i priste, ku edhe bëri të mundur arrestimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?