Vodhën veshje qindra euro, arrestohen në flagrancë dy shqiptarët

Pronari i një dyqani veshjesh në Bagno a Ripoli, vërejti dje dy persona të dyshimtë në biznesin e tij, duke lajmëruar karabinierët. Një patrullë mbërriti shpejt në zonë, duke marrë në pyetje denoncuesin.

Pasi mori një përshkrim të shkurtër të dy hajdutëve të supozuar nga pronari, policia ndaloi dy burra.

Të dy u kontrolluan dhe karabinierët gjetën rroba dhe mallra sportive me vlerë prej qindra eurosh. Hajdutët, të dy të nacionalitetit shqiptar, ishin të njohur për policinë, pasi ishin proceduar më herët. Ata u arrestuan në flagrancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të paraburgosurit u dërguan në dhomat e paraburgimit në Grassina.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?