Von Der Leyen: Evropa e nënvlerësoi koronavirusin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha të martën e 17 marsit se Evropa e nënvlerësoi shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi.

Në një intervistë për gazetën gjermane gazetës Bild , Leyen u shpreh se duhen marrë masa drastike.

“Unë mendoj se ne të gjithë, që nuk jemi ekspertë, fillimisht e nënvlerësuan koronavirusin. Por ndërkohë është bërë gjithashtu e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë,” tha ajo, duke shtuar se është e rëndësishme të respektojmë deklaratat e shtetrrethimit nga disa anëtarë të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti francez Emmanual Macron e përshkroi situatën kundër virusit si një “luftë”, por von der Leyen tha: “Unë personalisht nuk do ta përdorja fjalën luftë, por e kuptoj motivimin e presidentit francez. Sepse koronavirusi është një kundërshtar i padenjë. Ne nuk e shohim atë, nuk ka ngjyrë, nuk ka shije. Sidoqoftë, vërejmë se po përhapet me një ritëm të furishëm.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Virusi u shfaq në Wuhan të Kinë dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 163 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një pandemi dhe Evropëm si epiqendrën e re të virusit.

Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 7,994 viktima dhe 199,394 të infektuar në të gjithë botën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?