Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës duhen respektuar, pa përdorur forcën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se çdo plan paqeje i besueshëm për Ukrainën duhet të ndalojë vrasjet dhe njëkohësisht të mos mbjellë farat për konflikte të ardhshme.

“Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari, kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë. Së dyti, nuk duhet të ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës, për të shmangur cenueshmërinë ndaj sulmeve të ardhshme,” tha Von der Leyen.

Ajo gjithashtu theksoi se roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim, Von der Leyen bëri thirrje për kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, duke shtuar se dhjetëra mijëra djem dhe vajza mbeten të bllokuar jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?