Votuesit demokratë të shqetësuar pas debatit të dobët, por Biden nuk tërhiqet nga gara presidenciale

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk do të largohet nga gara zgjedhore, paçka performancës së tij të dobët gjatë debatit të parë presidencial të së enjtes me Donald Trump, ka njoftuar zëdhënësi i fushatës Seth Schuster.

Pas debatit në të cilin Biden u cilësua se bëri një paraqitje të dobët, madje edhe nga kolegët demokratë, shumë në parti sugjeruan që presidenti të zëvendësohej në votimin e 5 nëntorit.

“Sigurisht që ai nuk do të largohet”, u shpreh zëdhënësi i fushatës Seth Schuster. Një tjetër anëtar i ekipit të presidentit i tha Politico se Biden do të qëndrojë në garë sepse ai është “i vetmi person që ka mundur ndonjëherë Donald Trump. Ai do ta bëjë përsëri”. Biden e ka hedhur poshtë gjithashtu nocionin se ai duhet të largohet nga gara, duke u shpjeguar gazetarëve pas debatit të së enjtes se “është e vështirë të debatosh një gënjeshtar”.

SHKARKO APP