Vrasësi i priftit në Francë: Ju të krishterët na vrisni neve
Një nga dy personat që hyri në një kishë në veri të Francës, duke i prerë fytin një prifti, është identifikuar si Adel Kermiche.
19-vjeçari, i vetëshpallur si ushtar i Shtetit Islamik, po monitorohej me byzylykun elektronik pasi ishte arrestuar sepse kishte tentuar të largohej dy herë nga Franca për të luftuar në Siri.
Pavarësisht se ishte liruar më herët nga burgu, ai mund të lëvizte i pambikëqyrur gjatë ditës.
Kermiche dhe një bashkëpunëtor i tij, e detyruan priftin 84-vjeçar, Jacques Hamel të gjunjëzohej, përpara se të filmonin veten duke ia prerë kokën në altar.
Të dy u qëlluan për vdekje nga policia franceze, teksa dilnin nga kisha duke thirrur: Allahu Akbar.
Motra Danielle, një murgeshë që u arratis, thotë: “Ata më thanë ‘ju të krishterët, ju na vrisni ne’.
Ajo tha se ata bënë një predikim në arabisht, teksa kryenin krimin.
Ish-presidenti Nicolas Sarkozy ka bërë thirrje për një përgjigje të pamëshirshme, duke theksuar se“po bëhet gjithçka për të provokuar një luftë mes feve”.
KOHA JONË SONDAZH

