Vrasja brutale zbardhet brenda javës, kujdesataria e vajzës vendoset në tetor
Është krimi që tronditi Europën e jo vetëm. Vrasja brutale e Caroline nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera të Greqisë, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Avokati i autorit, ka dhënë disa detaje më shumë në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Alexandros Papaioannidis tha se brenda javës do të kemi rezultatet nga kamerat, biseda telefonike por dhe informacione për llogari sekrete bankare, ku sipas tij do të sqarohen edhe motivet e krimit të rëndë që tronditi të gjithë Greqinë.
“Është një javë gjatë së cilës çështja po evoluon në nivelin e marrjes në pyetje. Ne jemi duke pritur raporte për çështje bankare të fshehta, biseda telefonike dhe kamerën, që do të konfirmojnë pretendimet e veprimit të rrëfyer të klientit tim në lidhje me motivimin e ngjarjes”. Çështja e kujdestarisë së vajzës së vogël, Lydia-s do të shqyrtohet më 7 tetor.