Vrasja e 20 vjeçares, mediet greke: Autorët flisnin shqip

Dalin detaje të reja nga vrasja e nënës 20 vjeçare, në lagjen Glyka Nera, Athinë, Greqi, më 11 maj.

Sipas informacionit më të fundit sipas medieve greke, bashkëshorti 33 vjeçar i Karolinas, duket se ka identifikuar  gjuhën shqipe, duke dëgjuar fjalët e pakta të tre autorëve që sulmuan dhe vranë gruan e tij.

Babis Anagnostopoulos në natën e 11 majit ishte i lidhur në karrige me shirit izolues në sy dhe gojë, si pasojë ka parë shumë pak gjëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ai dëgjoi disa biseda të shkëmbyera nga të huajt që vranë gruan e tij dhe e kërcënuan atë dhe fëmijën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e sigurisë e nënshtroi atë në një lloj ekzaminimi akustik të gjuhëve të ndryshme. Burri 33-vjeçar dëgjoi fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjeorgjiane, madje edhe në dialektet rome, me informacionet e fundit që  informojnë se fjalët që dëgjoi  33 vjeçari përputheshin me gjuhën  shqipe.

Gjithashtu policia ka gjetur në banesën e 20 vjeçares  gjurmët e këpucëve të njërit prej autorëve.

“Kjo do të thotë që ne e dimë madhësinë e këpucëve të njërit prej autorëve. Nëse nesër kemi një të dyshuar me një madhësi të vogël këpucësh, kjo do të thotë se nuk ishte gjurma e tij,” tha  oficeri i policisë.

https://www.zougla.gr/greece/article/nea-stixia-gia-tous-dolofonous-tis-karolain

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?