Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, mediat: I dyshuari kryesor një kriminel shqiptar, kur i shkuan policët në banesë…

Mediat greke raportojnë se i dyshuari kryesor për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi, gjatë një tentative për vjedhje është një kriminel i njohur shqiptar, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe grup kriminal.

Policia arriti në identifikimin e tij në saj të përshkrimit që bëri bashkëshorti i viktimës, i cili tha se ishte një person rreth 1.7 metra i gjatë dhe i shëndoshë.

Ndërkohë që bashkëshorti i viktimës do të merret sërish në pyetje, në mënyrë që të bëjë një ripërshkrim rë karakteristikave të autorit.

Policia ka shkuar për kontroll në banesën ku i dyshuari qëndronte dhe nuk e kanë gjetur atë, ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim.

Dëshmia e dytë e pilotit, bashkëshortit të viktimës pritet që të zbulojë më shumë për ngjarjen, pasi ai tashmë sipas ekspertëve e ka kaluar gjendjen e tronditjes fillestare, dhe mund të ndihmojë më shumë me kujtimet nga ajo ditë tragjike.

32-vjeçari do të thirret për të dëgjuar gjuhë në dialekte të ndryshme, nëse ato përputhen me komunikimin që kanë pasur  grabitësit, në momentin kur mbytën për vdekje Carolinën, në sy të vajzës së saj disamuajshe.

Policia ka vendosur në listën e zezë një grup personash, që dyshohen si autorë të vrasjes, dhe për zbulimin e tyre do të duhet ndihmë nga dëshmitari i dorës së parë, që është bashkëshorti i viktimës.

Ndërkohë që derimë tani një shtetas gjeorgjian është vënë në prangat e policisë greke. Ai po përpiqej të kalonte kufirin në drejtim të Bullgarisë, me një pasaportë fallso në momentin kur është ndaluar nga autoritetet greke.

/Faxweb.al

SHKARKO APP