Vrasja e 20-vjeçares që tronditi Greqinë, shefi i policisë: Jemi afër zbardhjes

Shefi i policisë së Atikës juglindore, George Kalliakmanis ka dhënë një lajm të mirë lidhur me vrasjen që tronditi Greqinë, duke thënë se autoritetet janë shumë pranë zbardhjes së plotë të vrasjes së 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera gjatë një grabitje.

Sipas tij fakti që autorët shkatërruan kamerat dhe u hoqën kartat e kujtesës, ndërsa në të njëjtën kohë linin celularin pranë pilotit 32-vjeçar, është një pyetje që duhet të marrë përgjigje.

Një pyetje tjetër që shqetëson Policinë , siç tha ai, është se autorët e kanë mbajtur 32-vjeçarin duke e lidhur me tel, që do të thotë se ata nuk kanë hyrë në banesë në mënyrë të organizuar, pasi telin e morën brenda shtëpisë.

Në të njëjtën kohë, ata i mbyllën gojën me shirit izolues, i cili gjithashtu u gjet brenda pronës në Glyka Nera.

Mediat greke shkruajnë se hetimi “është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer grabitje të dhunshme, të cilët ishin liruar kryesisht nga Kreta”./abcnews.al/

SHKARKO APP