Vrasja e 4-vjeçarit para 33 vitesh, ende mundon Francën

Thuajse 33 vjet më parë, vrasja e një djali 4-vjeçar tronditi francezët dhe tashmë sërish mbërthen vëmendjen e transalpinëve dhe faqet e para të shtypit.

Gregory Villemin u gjet i mbytur me duar dhe këmbë të lidhura në lumin Volonge në lindje të Francës më 4 tetor 1984 dhe deri më sot, vrasja e tij është ende mister. Por autoritetet franceze duket se janë pranë zgjidhjes së saj pas më shumë se tre dekadash.

Të mërkurën policia arrestoi vëllain e gjyshit të viktimës dhe bashkëshorten e tij, pikërisht Marcel dhe Jacqueline Jacob, të cilët janë akuzuar për rrëmbim dhe e vogëlushit. Megjithëse 70-vjeçarët pretendojnë se janë të pafajshëm, gjykatësi në qytetin Dijon vendosi masën e arrestit me burg ndaj tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorët francezë thanë se riekzaminimi i letrave kërcënuese që i ishin dërguar familjes së Gregorit në atë kohë nxorri në dritë ngjashmëri me shkrimin e çiftit të të moshuarve dhe kjo solli arrestimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjithë Franca pret me kërshëri të rejat që do të sjellë ky zhvillim i ri në çështjen e Gregorit të Vogël, një sagë xhelozish, rivaliteti dhe krimi brenda familjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?