Vrasja e afro-amerikanit George Floyd bën mbretin belg të reflektojë, kërkon falje për kolionalizmin gjakatar në Afrikë

Mbreti Philippe i Belgjikës është shprehur “thellësisht i penduar” për veprimet abuzuese të shtetit të tij në raport me Republikën Demokratike të Kongos gjatë kohës së kolonializmit, shkruan BBC. Monarku i ka bërë komentet e tij në një letër që ia ka dërguar presidentit të Kongos, Felix Tshisekedi, në 60 vjetorin e pavarësisë së Kongos.

Belgjika e kishte kontrolluar vendin e Afrikës Qendror nga shekulli 19 e deri në vitin 1960 kur Kongo e kishte fituar pavarësinë. Miliona kongolezë kishin vdèkur gjatë regjimit të përgjakshëm kolonial të Belgjikës.

Ky kërkim falje ka ardhur pas ri-shikimit të historisë që po ndodhë me vdèkjen e Afro-Amerikanit George Floyd, i cili u mbyt nga asfiksia pasi një polic i bardhë e kishte shtrirë për toke dhe i qëndronte sipër me këmbë në qaftë. Kjo vdèkje zgjoi një valë të madhe protestash fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pastaj në gjithë botën, e cila po vazhdon edhe sot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?