Vrasja e Ali Larijanit, reagon lideri i ri i Iranit: Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim

Udhëheqësi Suprem i Irani, Mojtaba Khamenei ka shprehur ‘pikëllim të thellë’ për vrasjen e Ali Larijani, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, i cili humbi jetën në një sulm ajror izraelit.

Udhëheqësi iranian theksoi gjithashtu se vrasja e tij tregon rëndësinë që kishte. “Nuk ka dyshim se kjo ngjarje dëshmon peshën e tij dhe urrejtjen që armiqtë e Islamit kishin ndaj tij”, tha Khamenei.

Ai paralajmëroi se përgjegjësit do të përballen me pasoja. “Armiqtë duhet ta dinë se derdhja e këtij gjaku vetëm sa e forcon sistemin islamik. Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim, të cilin autorët e këtij krimi do ta paguajnë herët a vonë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të mesazhit, Mojtaba Khamenei shprehu ngushëllimet për familjen e Ali Larijani, bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?