Vrasja e presidentit Moise e porositur nga një ish-ministër, disa të arrestuar shërbenin në ushtrinë kolumbiane

Një zyrtar i qeverisë amerikane i tha ”Zërit të Amerikës” se 7 nga 25 personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise kanë marrë pjesë në stërvitje dhe programe ushtarake amerikane ndërsa shërbenin në ushtrinë kolumbiane. ”Reuters” thotë se një ish-zyrtar i ministrisë së Drejtësisë në Haiti Joseph Felix Badio, mund të ketë urdhëruar vrasjen e Presidentit të Haitit Jovenel Moise.

Presidenti u qëllua për vdekje kur vrasësit e armatosur sulmuan shtëpinë e tij në një lagje të pasur në periferi të kryeqytetit Port-au-Prince më 7 korrik. Një hetim mbi vrasjen javën e kaluar të Presidentit Moise, ka zbuluar se Badio mund të ketë dhënë urdhrin tre ditë para sulmit kundër presidentit.

Sipas gjeneralit Vargas, Badio mund t’u kishte dhënë urdhër ish-ushtarëve kolumbianë Duberney Capador dhe German Rivera, të cilët fillimisht ishin kontaktuar për të kryer shërbime të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me sa duket tre ditë më parë, Joseph Felix Badio, ish zyrtar i ministrisë së drejtësisë të Haitit, i cili punonte në njësinë anti-korrupsion me shërbimin e përgjithshëm të inteligjencës, u tha të dyshuarve Capador dhe Rivera se duhet të vrisnin presidentin e Haitit”, tha gjenerali kolumbian Vargas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?