Vrasja e presidentit, shpallet gjendja e emergjencës
Autoritetet në Haiti kanë shpallur gjendjen e emergjencës në vend pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise dhe zonjës së parë. Persona të armatosur hynë në orët e para të mëngjesit në rezidencën private të kreut të Shtetit, duke vrarë atë dhe zonjën e parë.
Autorët e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje për qetësi. Kryeministri bën me dije se disa nga autorët e këtij sulmi të tmerrshëm flisnin në spanjisht, duke hedhur idenë se agresorët janë një grup mercenarësh të paguar.
53-vjeçari Jovenel Moise e kishte marrë postin e presidentit të Haitit më shkurt të vitit 2017. Që nga ajo kohë ai është përballur me akuza të vazhdueshme për korrupsion dhe protesta të vazhdueshme që kërkonin dorëheqjen e tij.