Vrasja e priftit në Francë, reagon Papa Françesku
Papa Françesku reagoi pas ngjarjes së tmerrshme në Francë ku një person vrau me thikë një prift pas një pengmarrje në një kishë.
Papa e dënoi këtë akt absurd dhune, siç e përshkroi, që sjell vetëm dhimbje e tmerr.
Teksa vrasja barbare e priftit 84-vjeçar dhe i gjithë incidenti në vetvete u dënua ashpër edhe nga kryeministri francez Manuel Valls.
“E gjithë Franca dhe të gjithë katolikët janë të lënduar sot. Ne do të qëndrojmë të bashkuar”, shkroi ai në “Twitter”.
Presidenti François Hollande ka mbërritur sakaq në Saint-Etienne du Rouvray ku po informohet nga policia mbi dinamikën e ngjarjes. “Vajtoj për vuajtjet e njerëzve të mirë e i ftoj dhe jobesimtarët ta bëjnë një gjë të tillë”, tha kryepeshkopi i Rouneit, Dominique Lebrun.
“Kisha katolike, -shtoi ai, -nuk ka armë tjetër përveç lutjes dhe predikimit të vëllazërisë mes njerëzve”.
KOHA JONË SONDAZH

