Vrasja e shkencëtarit, Irani premton hakmarrje
Irani nuk do ta kalojë në heshtje ekzekutimin e shkencëtarit kryesor bërthamor Mohsen Fakhrizadeh. Lideri Suprem, Ajatollah Khamenei premtoi hakmarrje dhe vijim të programit bërthamor të Iranit edhe pas atentatit ndaj Fakhrizadeh, për të cilin ai akuzoi drejtpërdrejt Izraelin.
Mohsen Fakhrizadeh, i cili konsiderohej si një nga drejtuesit kryesor të programit bërthamor të shtetit islamik, u vra të premten, ndërsa persona të armatosur sulmuan makinën e tij në një autostradë pranë Teheranit.
Për vrasjen e shkencëtarit reagoi dhe Presidenti Rouhani, i cili gjatë një mbledhje qeverie u zotua se kombi iranian dhe zyrtarët e tij janë të vendosur për t’iu kundërpërgjigjur kësaj vrasje.